Telegrafi

Pal Lekaj lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka përfunduar afati 30 ditor i masës së arrestit shtëpiak.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Arianit Koci, i cili ka thënë se klientit të tij i ka skaduar kjo masë prej arrestimit të tij me 19 shkurt në ambientet e kuvendit të Kosovës.