Në një pishinë që ndodhet në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara, shpëtimtari e ka nxjerr një trevjeçare ishte duke u mbytur.
Megjithëse ishte në mesin e pishinës së valëzuar, ku kishte shumë fëmijë dhe të rritur, askush nuk vinte re që ajo është rrotulluar dhe po përpëlitej pa frymë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, shpëtimtari e ka parë dhe ka vepruar me shpejtësi, duke e nxjerrë përjashta.
“Shkova tek secila tavolinë, derisa gjeta familjarët e vajzës që e kishin lënë të vetmuar në pishinë”, ka shpjeguar burri i paemëruar, pasi e ka shpëtuar fëmijën që ishte lënë e pambikëqyrur.
Kjo video është shpërndarë në rrjete sociale, për të ngritur vetëdijen që të mos lihen të vegjlit të pashoqëruar nëpër pishina.
“Të gjithë prindërit, që nuk kujdesen për prindërit e tyre, duhet të ndiqen penalisht”, është një koment lidhur më këtë rast, që ka mundur të ketë pasoja fatale. /Telegrafi/