Telegrafi

Pakoja ra nga kamioni dy herë dhe u kthye vetë – i gjithë interneti po debaton se si është e mundur

Ligjet e fizikës qartazi nuk zbatohen në këtë autostradë, është një nga shpjegimet e ofruara për situatën e ndodhur në një video virale që qarkullon në Reddit.

Në video mund të shihni një kamion dërgesash në të cilin ata nuk bënë shumë përpjekje për masat mbrojtëse dhe në një moment u rrëzua një pako më e madhe.

Ajo që ndodhi më pas duket krejtësisht joreale, por nuk bëhet fjalë për ndonjë efekt special, por, thonë fizikantët, për efektin e turbulencës të krijuar nga të gjitha mjetet që lëvizin me shpejtësi. /Telegrafi/