Telegrafi

Pakoja e re e masave financiare të Maqedonisë prezantohet para investuesve italianë

Pakoja e re e masave financiare e Qeverisë për mbështetjen e ekonomisë sot do të prezantohet para investuesve italianë.

Në takim me investuesit italianë në Odën Ekonomike të Maqedonisë do të marrë pjesë ministrja pa portofol e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostollska. Oda e organizon ngjarjen në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Shkup, “Konfindustria – Maqedoni” dhe Zyra e IÇE – Shkup.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë javë e votoi Ligjin e ri për mbështetje financiare të investimeve. Ligji mbështetet në tri shtylla të masave për mbështetjen e investimeve të reja grinfild dhe përmirësimin e konkurrencës të subjekteve ekonomike, masa për mbështetje të eksportit. dhe masa për mbështetjen e e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Masat për mbështetje financiare mund t’i shfrytëzojnë të gjitha subjektet ekonomike të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, pa marrë parasysh origjinën e kapitalit, të huaja apo vendore./AIM/