Policia australiane është duke hetuar pako të dyshimta të gjetura në ambasadat e huaja në Canberra dhe në Melburn.
Brigada Metropolitane e Melburn tha se është njoftuar për një numër sosh në të gjithë qytetin.
Ndër konsullatat në të cilat janë gjetur pakot e dyshimta janë ajo e Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA-ve, Pakistanit dhe disa të tjera.
“Pakot janë duke u ekzaminuar nga shërbimet e emergjencës dhe rrethanat janë duke u hetuar”, tha Policia Federale Australiane.
Policia e Shtetit në Melburn tha situata është nën kontroll dhe nuk pritet rrezik i përgjithshëm.
Sipas transmetuesit australian ABC News, punëtorët e emergjencës janë parë edhe në konsullatat e Indisë, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Greqisë, Italisë dhe Francës.