Site icon Telegrafi

Pako humanitare për kategoritë e cenueshme në Likovë dhe Nagoriçan të vjetër

Kryqi i kuq në Kumanovë ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për kategoritë e cenueshme të qytetarëve në këtë qytet, si dhe në komunat Likovë dhe Nagoriçan i vjetër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pakot me ushqim dhe mjete higjienike janë grumbulluar në suaza të Javës së solidaritetit.

– Këto pako u shpërndahen personave më të cenuar, invalidëve të cilët vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Nga pesë pako do tu shpërndahen kategorive të cenueshme sociale në komunat Likovë dhe Nagoriçan i vjetër dhe dhjetë pako qytetarëve të Kumanovës, ka deklaruar Sanja Rosevska nga Kryqi i kuq në Kumanovë.

Java e solidaritetit këtë vit është organizuar nën moton „Donacioni juaj – ndihmë e rëndësishme”. Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes së popullatës për ndihmë dhe përkrahje të kategorive të cenueshme, zhvillim të ndjenjës së njerëzisë, reciprocitetit dhe solidaritetit tek qytetarët, sidomos tek gjenerata e re, për ndihmën reciproke./Telegrafi/

Exit mobile version