Telegrafi

Pako me eksploziv në një lokal në Elbasan, policia rrethon zonën

Gjendet një pako e dyshuar me eksploziv në një lokal në Elbasan, ku lënda plasëse është konstatuar ende pa shpërthyer.

Paraditen e sotme në lagjen “Emin Matraxhiu”, në shkallet e një lokali është konstatuar një pako e dyshuar me lëndë eksplozive.

Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e personave dhe të mjeteve si dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke rrethuar zonën.

Në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë forcat anti-eksploziv të Tiranës për veprime të mëtejshme.