Telegrafi

Pako e dyshimtë me eksploziv ndaj kreut të Hekurudhave në Durrës

Një pako e dyshimtë në një autoparking të hapur, në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit ka shkaktuar alarm për bombë.

Për shkak të pakos, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në një segment të rrugës “Skënderbej” të qytetit bregdetar.

Dyshimet e para flasin që pakoja të jetë me lëndë plasëse, e cila është gjetur pranë automjetit të shtetasit Ani Dyrmishi.

Dyrmishi është drejtori aktual i Përgjithshëm i Hekurudhave, ndërkohë që më parë ka mbajtur edhe postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme.

Zona është rrethuar nga forcat e policisë, në pritje të ekspertëve antieksploziv. /Telegrafi/