Site icon Telegrafi

Pako me dhurata për 100 fëmijë të kategorive sociale nga “Megjashi”

Ana dhe shumë vullnetare tjerë të ambasadës së parë në botë Megjashi po bënin gati 100 dhuratat për fund vit që do të bëjnë të lumtur fëmijët. Kampanja “Dhuro pakon tënde” që zgjati një muaj nga donatorë të shumtë në rrjetet sociale do të kthejë buzëqeshjen e fëmijëve që më së shumti kanë nevojë.

“Aksionin e nisëm një muaj më parë dhe synimi ishte që të përfshinim sa më shumë fëmijë nga kategoritë socio-ekonomike të cenueshme të marrin pako, ajo që arritëm përmes kësaj platforme nga donacione në platforme është që të siguruam 27,750 denarë me mbështetjen e shumë qytetarëve, qëllimi ishte që të ishin 30,000 mijë denarë por ishim ishim afër dhe arritëm të marrim rreth 100 pako me të cilat do të gëzojmë rreth 100 fëmijë” – tha Zharko Zmijanac – udhëheqës për zhvillim në Megjashi.

Udhëheqës për zhvillimit në “Megjashi”, Zharko Zmijanac kujtoi edhe njëherë të gjithë ata që bëjnë kampanjë e sidomos për festat e fund vitit dukë shpërndarë pako dhe duke u fotografuar me fëmijë se po shkelin të drejtat e fëmijëve duke shpërndarë fotografitë neper rrjetet sociale pa mos marre leje për shpërndarje të fotografive nga prindit.

“Dua të apeloj tek të gjithë kryetaret e komunave dhe të gjithë që janë në funksione publike të cilët ndajnë pako për fëmijët, që të kenë kujdes me shpërndarjen e fotografive në rrjetet sociale. Është mirë të ndahen pako por të mos përdoren këto kampanja për promovim personal dhe keqpërdorim të fëmijëve” – tha Zharko Zmijanac – udhëheqës për zhvillim në Megjashi.

BB MediaBB Media
Pakot do të nisen sot për në destinacionet e tyre dhe 100 fëmijë të kategorive sociale sadopak do të gëzohen dhe do të buzëqeshin për këtë vit të ri. /KlanMacedonia/

 

Exit mobile version