Tashmë kur kanë kaluar dhjetë ditë nga vdekja e tij, Kobe Bryant vazhdon të jetë kryetemë e mediave, të cilët publikojnë detaje të shumta nga jeta e legjendës.
Ikona e NBA ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare pas një aksidenti tragjik me helikopter (të dielën, 26 janar), ndërsa bashkë me të vdiq edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë.
Një fakt interesant që e kanë vënë në pah mediat këto ditë është se jo shumëkush e di se ai ka qenë reper kah fundi i viteve të nëntëdhjeta dhe pikërisht në atë periudhë u njoftua me bashkëshorten e tij, Vanessa.
https://www.youtube.com/watch?v=u5BcaFX1Rjs
Ai e takoi partneren e tij gjatë xhirimeve të një videoje muzikore në vitin 1999, ndërsa këtë ngjarje e kishte rrëfyer në dokumentarin e vitit 2015, “Kobe Bryant’s Muse”.
“Ishin xhirime dyditore të videoklipit dhe unë vazhdimisht e kërkoja atë, sikur doja ta di se ku ndodhej. e përfundoja një skenë dhe shkoja te rimorkioja ime, por pyetesha gjatë gjithë kohës se ku ndodhej”.
“Pastaj, dilja nga rimorkioja dhe doja të flisja me të më shumë”, ka rrëfyer Bryant në dokumentarin e publikuar pesë vite më parë nga Showtime.
Pas xhirimit të klipit, Kobe ia mori numrin Vanessas dhe filluan të kontaktonin më shpesh dhe nga aty filloi gjithçka. /Telegrafi/