Telegrafi

Pakistani përjashtohet përkohësisht nga Commonwealth

Një komitet i ministrave të jashtëm të vendeve të Commonwealth-it vendosi që të ngrijë anëtarësimin, derisa në Pakistan të mos jetë rivendosur sërish demokracia, tha sekretari i përgjithshëm i Commonwealth-it Don McKinnon, në Kamapala.

Në kryeqytetin e Ugandës fillon këtë të premte një takim i nivelit të lartë i Commonwealth-it, ku bëjnë pjesë 53 shtete, shumica e tyre ish-koloni të Britanisë së Madhe.