Gjashtë të rinj nga qyteti Lahore, krijuan faqen “MillatFacebook”, e cila pritet të bëhet qendër e komunikimit e myslimanëve në mbarë botën.
Omar Zaheer Meer, njëri prej themeluesve, tha se prej të mërkurës, prej se është lëshuar faqja, janë regjistruar më shumë se 8.000 vetë.
Megjithatë mediat lokale kanë filluar të kritikojnë themelimin e kësaj faqeje, ndërsa ajo është kritikuar edhe për përgatitjen e dobët teknike. Megjithatë, kjo nuk i ndalon të rinjtë e Pakistanit për tu bërë anëtarë e rrjetit të internetit në vendin e tyre. /Telegrafi/