Telegrafi

Pakistan: Zgjedhjet do të mbahen në muajin shkurt

Kryekomisioneri i zgjedhjeve tha se dhuna që pasoi vrasjen e udhëheqëses së opozitës, Benazir Bhutto shkatërroi qendra votimi dhe fletë votimi.

Një korrespondent i BBC në Islamabad thotë se në komision pati balancë midis përkrahësve të presidentit Musharraf që donin shtyrje të zgjedhjeve dhe opozitës që donin votime të shpejta për të përfituar nga vota e përkrahjes që mund të vinte si rezultat i vrasjes së Benazir Bhuttos. /bbc/