Së paku 30 persona kanë gjetur vdekjen nga eksplodimi në hyrjen kryesore në një spital në qytetin Kueta, në pjesën jugperëndimore të Pakistanit.
Policia tha se janë plagosur edhe dhjetëra të tjerë nga eksplodimi i sotëm, që ka ndodhur pak kohë pasi trupi i një avokati të njohur të vrarë ishte sjellë në spital.
Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë sulm në hyrje të spitalit.
Autoritetet në provincën Baloçistan thanë se po zhvillohen hetime.
Po ashtu, ende mbetet e panjohur se kush kishte dorë në vrasjen e avokatit, Kilal Kasi, i cili u qëllua sot më herët me të shtëna nga arma derisa shkonte në gjykatë, transmeton Evropa e Lirë.