Site icon Telegrafi

Pakistan: E djeg vajzën sepse donte të martohej me dashuri

Një grua në Pakistan ka lyer me vaj vajzën e saj dhe e ka djegur të gjallë sepse vajza kundërshtoi familjen dhe donte të martohej me dashuri, thuhet nga Policia.

Vrasja mizore ka ndodhur në qytetin Lahor të lindje të Pakistanit, ka thënë zëdhënësi i Policisë Sheikh Hamad.

Ai ka thënë se dyshuara Parved Rafid ka pranuar se vajzën e saj 18 vjeçare fillimisht e ka lidhur për shtrati pastaj e ka lyer me vaj dhe e ka djegur,

Njëri nga pjesëmarrësit në këtë krim ka qenë edhe vëllau i vajzës.

Gati 1 mijë femra pësojnë çdo vit në të ashtuquajturin “vrasje për nder” në Pakistan për shkak të shkeljeve të normave konzervative për dashuri dhe martesë.

Një mësuese në një shkollë është djegur javën e kaluar sepse ka refuzuar që të martohet me një burrë që ka qenë dyfish më i vjetër se ajo.

Exit mobile version