Telegrafi

Pakistan, Bilwal Bhutto fillon karrierën politike

Bilawal Bhutto Zardari (24 vjeçar) i është drejtuar një turme prej mijëra njerëzve, të cilët ishin mbledhur në mauzoleun e familjes Bhutto në provincën Sindh.

Në fjalimin e tij Bilawal, duke qëndruar së bashku me babanë e tij, Asif Ali Zardari, që është presidenti i Pakistanit, ka premtuar vazhdimin e luftës kundër atyre që ai i cilësoi si “forca antidemokratike”.

Biwal Bhutto Zaradari është bashkëkryesues i Partisë Popullore të Pakistanit dhe ende është i ri për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai në krye të partisë erdhi pas vrasjes së nënës së tij, në sulmin me bombë në vitin 2007, por deri tash ka luajtur rol në prapavijë, pasi i ka kryer studimet universitare në Britani. /Telegrafi/