Telegrafi

Pakistan, arrestohet ‘vajza afgane’ e National Geographic (Foto)

“Vajza afgane” e cila u bë e famshme falë një fotografi në vitin 1984 nga fotografi Steve McCurry për National Geographic, është arrestuar nga policia në Pakistan.

Sipas agjentëve të Agjencisë Federale të Hetimeve (FIA), Sharbat Bibi është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të dokumentit të kompjuterizuar të identifikimit.

Në fund të shkurtit 2015, dokumentet e identitetit të Sharbat Bibi dhe dy fëmijëve të saj, ishin anuluar për shkak se u konsideruan të rreme.

Sharbat Bibi u u bë e famshme në mbarë botën në moshën 12 vjeçare, kur u fotografua në një kamp refugjatësh në Peshawar.

Ajo u bë e njohur si “Mona Lisa e luftës në Afganistan”. 17 vjet më vonë, në vitin 2002 fotografi McCurry u kthye në Pakistan në kërkim të vajzës me mbulesë e cila kishte mbetur anonime deri atëherë, transmeton syri.

Ai e gjeti atë të martuar dhe me 3 fëmijë në kampin e refugjatëve në Nasir Bagh. Në fotografinë e re të publikuar në National Geographic, ajo shfaqet me të njëjtët sy jeshil magnetikë që e bënë atë të famshme në mbarë botën.