Site icon Telegrafi

Pakica maqedonase në Shqipëri merr dritë të gjelbër për hapjen e Qendrës Kulturore-Informative

Me 96 vota “për”, dy kundër dhe dy të përmbajtur Kuvendi i Shqipërisë e ka ratifikuar marrëveshjen për hapjen e qendrës kulturore-informative të maqedonasve në Tiranë.

“Hapja e këtyre qendrave kulturore-informative në Tiranë dhe Shkup do të intensifikojë marrëdhëniet kulturore në mes dy vendeve, do të fuqizoi zhvillimin e mëtejshëm në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të forcojë marrëdhëniet ndërkulturore dhe do të mundësojë kushte për artistët në të dyja vendet që të prezantojnë punën e tyre në të dyja vendet”, tha Vasil Strejovski deputet i partisë Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane.

Qendra kulturore-informative do të zgjerojë dhe prezantojë kulturën shqiptare në Maqedoni dhe kulturën maqedonase në Shqipëri nëpërmes organizimit të ngjarje të ndryshme, ekspozita, ligjërata letrare dhe shkencore, shfaqje filmike.

Marrëveshja për hapjen e Qendrës kulturore-informative është nënshkruar vitin e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version