Një 28-vjeçar është arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Durrës.
Shtetasi me iniciale D.D., banues në Krujë e shiste kanabisin e paketuar në formë çokollate në subjektin ku tregtonte materiale ndërtimi.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në pronësi të këtij shtetasi, me fushë veprimtarie tregtim i materialeve të ndërtimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në formën e çokollatës”, njofton policia.
Sipas policisë, i riu dyshohet se e siguronte lëndën narkotike, nëpërmjet automjeteve të transportit publik. /Telegrafi/