Telegrafi

Paketa e Obamës, sot votimi në Dhomën e Përfaqësuesve

Kryetarja e Dhomës Nensi Pelosi, tha se vota në Kongres do të jetë historike dhe transformuese. Dhoma e Përfaqësuesve ka një numër të mjaftueshëm demokratesh për miratimin e projektligjit, edhe nëse asnjë republikan nuk e mbështet atë.

Edhe Senati pritet të votojë mbi paketën para fundit të javës, me shpresë që projektligji përfundimtar të jetë gati për firmën e presidentit Obama javën e ardhshme, për ta kthyer atë në ligj.

Negociatorët nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati arritën një marrëveshje kompromisi të mërkurën. Paketa përfshin rreth 311 miliardë dollarë në shpenzime për infrastrukturën, kujdesin shëndetësor, projekte të energjisë, dhe ndihma për amerikanët me të ardhura të ulëta.