Telegrafi

Paketa anti-krizë, Obama përshëndet marrëveshjen

Kjo paketë synon ringjalljen e ekonomisë amerikane që po vuan nga kriza e thellë prej disa muajsh. Gjatë fjalës, Obama ka sulmuar republikanët.

“Vazhdojnë të përdorin teoritë e njëjta të vjetra që në 8 vitet e presidencës republikane rrënuan ekonominë e vendit”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ai tutje shtoi se të dyja palët gjetën një rrugë të mesme për t’iu përgjigjur në kohë krizës dhe për të marrë masat më urgjente për momentin.