Lëshimet do të paraqiten në tre njoftime të sigurisë, prej të cilave njëra është e lidhur ngushtë me Windows-ët, ndërsa dy të tjerat janë të rëndësishme dhe kanë të bëjnë edhe me Windows edhe me Office.
Edhe pse ky është relativisht një përmirësim i vogël (duke qenë se muajin e kaluar janë publikuar 22 rregullime për lëshimet), ‘arnimet’ nuk duhet injoruar pasi që rregullojnë lëshime mjaft serioze.
Informata më të detajuara mund të gjeni në faqet e Microsoft. /Telegrafi/