Telegrafi

Pakësohet numri i turistëve që vizitojnë Greqinë

Shtypi grek, sipas “Startit”, parashikon një vit të vështirë për sektorin e turizmit në shtetin helen, duke marrë parasysh grevat e herë pas hershme te sektorit te transporteve, atij shëndetësor etj, si dhe protestat e shpeshta te shoqëruara dhe me trazira.

Rezervimet në ishujt e Egjeut dhe Jonit si dhe në qytetin metropol të Selanikut të quajtur si “bebja e syrit të turizmit” kanë rënë ndjeshëm. Në ishullin Kos rezervimet e para tregojnë ulje të rezervimeve me 5 për qind krahasuar me vitin 2009, në ishullin e Korfuzit dhe në Selanik me 10 për qind, në ishullin Zakinthos me 15 për qind, në ishullin Rodos më 18 për qind dhe në qytetin Rehimno me 20 për qind.

Ndërkohë, hotelet për të ruajtur pozicionet e vitit që kaloi kanë bërë një ulje çmimesh që shkon deri në 10 për qind.