Telegrafi

Pakësohen të ardhurat e grurit në rajonin e Koçanit

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se të ardhurat e grurit në rajonin e Koçanit janë ulur nën pritshmëritë, për shkak të ngricave të pranverës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fshatrat Tërkanje, banjë, Sokollarcë dhe Spançevë është fituar 1.500 kilogram/hektar, kurse në fshatrat Podllogu i epërm dhe i poshtëm, Mojancë, Pribaçevë, ka deri më 6 ton/hektar.

Në këtë rajon ka filluar korrja e grurit dhe se pritet të përfundojë në ditët në vijim. Në këtë rajon, 6.606 hektarë janë mbjellë, nga të cilat 3.336 hektar elb, 3.085 hektar grur, 110 hektar thekër, dhe 25 hektar me tërshërë. Kulturat tjera të drithërave përfshihen me 20 hektar./Telegrafi/