Pakënaqësitë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe funksionimin e sindikatës së punëtorëve në këtë korporatë kanë shtyrë punëtorët që të formojnë një Sindikatë të re.
Ata sot janë drejtuar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Punëtorë (BSPK) që të anëtarësohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Xhemail Gërguri, i cili është zgjedh edhe kryetar i sindikatës më të re në KEK, ka drejtuar kritika të mëdha në drejtim të sindikatës së vjetër, duke thënë se ajo nuk ka mbrojtur interesat e punëtorëve dhe ka dyshime për keqpërdorime brenda saj.
Gërguri bënë me dije se në këtë sindikatë të re i janë bashkangjitur 60 për qind e punëtorëve dhe presin edhe përkrahjen e BSPK-së, që t’i fus nën ombrellën e saj.
Nënkryetari i BSPK-së, Avni Hajdini ka thënë se do të shqyrtohet kërkesa e tyre dhe shumë shpejt do të futen nën juridiksionin e BSPK-së.