Site icon Telegrafi

Pakënaqësitë brenda MPJD-së, Sindikata e Shërbimit të Jashtëm të enjten protestojnë në Prishtinë

Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm, të enjten në ora 12:00 do të mbajë protestë të para objektit të Ministrisë së Jashtme do te mbahet një protestë lidhur me gjendjen në MPJD.

Përmes një njoftimi, SHSASJ, ka kërkuar që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm.

Ndërkaq ka paraqitur dhjetëra kërkesa të cilat do t’i paraqesin edhe gjatë protestës.

“Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;

Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore;

Të vendosen në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disiplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë);

Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal;

Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës;

Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit adminostrativo-politik;

Të ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele);

Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

Nxjerrja e akt-emërimeve ne mënyrë selektive dhe mohimi për një pjesë të nëpunësve civil”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka shpallur të jashtëligjshëm konkursin e para dy muajve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për pranimin e 32 diplomatëve.

Pas monitorimit, në një raport të publikuar të martën, kolegji i këtij këshilli ka konstatuar se shpallja e rekrutimit për 32 zyrtarët është në kundërshtim me ligjin për Zyrtarët Publikë.

KPMSHCK-ja ka rekomanduar Sekretarin e MPJD-së që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për anulim të konkursit të shpallur më 1 korrik./Telegrafi/

Exit mobile version