Telegrafi

Pakënaqësi për propozimet e MPB-së për çështjen e përgjimeve në Maqedoni

Në Shkup u diskutua për reformat e propozuara të MPB-së në lidhje me kontrollin e policisë dhe agjencive të kundërzbulimit për përgjimet e nevojshme në raste të caktuara. MPB-ja thotë se ndryshimet e propozuara janë të duhura dhe se nuk ka ndonjë problem, por nuk mendojnë njëjtë edhe OJQ-të dhe Avokati i Popullit.

Këta të fundit konsiderojnë se përfshirja e tyre është e pamjaftueshme dhe nuk ka kompenteca të saktësuara në propozimet e MPB-së.

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit thanë se e drejta e këtij institucioni për të ndërmarrë veprime në aspekt të të drejtave të njeriut nuk mjafton. Gordan Kallajxhiev nga sektori qytetar u ndal te aspekti i fshehtësisë së punës së policisë, nëse lejohet qasje më e madhe e OJQ-ve.

Ai përmendi edhe kompetencat e gjykatësve dhe Prokurorit Publik që duhet të japin leje për përgjim, duke kërkuar më tepër vëmendje./Telegrafi/