Anëtarët e partisë “E majta” deri tek Gjykata Themelore – Shkupi 2 kanë paraqitur ankesë ndaj udhëheqësisë së partisë për arbitraritet dhe shkelje të satutit. Reagimi në Gjykatë vjen pas një presiduimi të jashtëzakonshëm, i cili është mbajtur më 29 janar, ku është konstatuar se disa anëtarë të lartë të partisë kanë keqpërdorur funksionin dhe kanë sjellur vendime të paargumentuara nga organet e partisë dhe të pavulosua, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shumicën e anëtarëve është e papranueshme që një grup i vogël i anëtarëve ta udhëheqin gjithë partinë, të sjellin vendime që të pakonsultuara me anëtarët tjerë dhe të pa vulosura.
Situata në këtë parti filloi të polarizohet para zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kur disa anëtarë dëshironin të bashkangjiten me opozitën maqedonase, ndërsa u mor vendim që në zgjedhje të shkojnë të vetëm./Telegrafi/