34 pesona të cilët dje nuk siguruan marrëveshje për punësim në polici, edhe pse i kanë kaluar të gjitha trajnimet, bashkë me 400 kolegët e tyre, të cilëve ministri Mitko Çavkov u dha vendime pune, duhet të presin më së paku edhe një muaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tv Telma bën të ditur se ata kanë protestuar sot para MPB-së, duke pritur tre orë për një takim. Nga MPB-ja u është thënë se problemi për ta qëndron në Ministrinë e financave.
Policët e së ardhmes thonë se një pjesë e tyre i kanë kaluar të gjitha trajnimet me rezultate mjaft të larta, e kanë kaluar edhe provimin, kanë dhënë betimin, madje kanë marrë edhe uniformat, megjithatë është i pasigurtë angazhimi i tyre, ndërkaq arsyetimi i vetëm tani për tani është se nuk ka mjete financiare për këtë grup prej 34 personash./Telegrafi/