Site icon Telegrafi

Pakënaqësi në dhomën e zhveshjes te Barcelona

Situata nuk është mirë brenda dhomës së zhveshjes te Barcelona, me shumë lojtarë të skuadrës që ndjehen të mashtruar pas mbylljes së afatit kalimtar. 

Ernesto Valverde nuk ka vetëm punë sportive tani, pasi ai duhet t’i motivojë disa nga lojtarët e tij që nuk mundi klubi t’i shes.

Shumica e skuadrës, sidomos lojtarët veteran, ishin në favor të rikthimit të mundshëm të Neymar.

Pritej te kthehej MSN me Lionel Messin, Luis Suarezin dhe Neymarin, pasi ishin pikërisht këra dy që i kërkuan presidentit Josep Maria Bartomeu dhe bordit të bënin gjithçka që ta merrnin brazilianin.

Ivan Rakitic nuk është i impresionuar me mënyrën se si klubi u përpoq ta përdorte atë si pjesë të një marrëveshje për Neymarin, ndërsa ai është i irrituar edhe me trajnerin Valverde.

Diku tjetër lojtar që nuk ndjehet mirë është Ousmane Dembele, që po ashtu ishte në bisedime për largim.  /Telegrafi/

Exit mobile version