Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protestojë të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10: 30 deri në orën 11:00 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë.
“Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe sheshit ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë.
Para ndërtesë së Qeverisë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj do të shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë.
“Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/