Telegrafi

Pakënaqësi me Galaxy Tab?

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania ITG Investment Research, e cila i përcjellë të dhënat për shitjen nga 6.000 dyqane në Shtete të Bashkuara, afërsisht 13 për qind e blerësve të Galaxy Tab kanë kthyer pajisjet e tyre.

Të dhënat janë grumbulluar për periudhën e lansimit të pajisjes në nëntor e deri në fund të dhjetorit, derisa sipas të dhënave të para për janar numri i pajisjeve të dhëna është edhe më i madh. Në fakt, nëse merren të dhënat deri më 15 janar, numri i pajisjeve të kthyera rritet në 16 për qind.

Sa për krahasim, Apple iPad në periudhën e njëjtë kohore e kanë kthyer vetëm dy 2 për qind e përdoruesve. /Telegrafi/