Site icon Telegrafi

Pakënaqësi lidhur me draft ligjin për Bashkësitë Fetare (Video)

“Në Ditë Mbas Dite” të TV Rrokum është diskutuar për Ligjin për Bashkësitë Fetare në Kosovë.

Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka shtruar nevojën që Kosova ta ketë Ligjin e saj për Bashkësitë Fetare ekzistuese.

Lulzim Shehu, Sekretar i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, po ashtu, duke folur për këtë temë, tha se, është nevojë miratimi i këtij ligji, sepse qysh tha ai, kështu “na jemi pa ekzistencë”.

Ndërsa, Fehmi Cakolli, Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, ka thënë se problemi lidhur me këtë Ligj mundet me qenë te financimi i këtyre Bashkesive.

“Është një dilemë se si ka me u bë Ligji”, thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=U89z9gSNmLI

Exit mobile version