Site icon Telegrafi

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Ukrainasit po vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse, si në makineri luftarake ashtu  dhe në personel ushtarak.

Ata së fundmi kanë arritur të shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes ajrore, i njohur ndryshe Buk-M1, transmeton Telegrafi.

Derisa po bëhej gati të lansonte raketa në drejtim të pozicioneve të ukrainasve, ky sistem i mbrojtjes ajrore ruse u godit direkt.

Lexo po ashtu SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Ishte regjimenti i 3-të i ushtrisë ukrainase që e kishte detektuar duke alarmuar artilerinë që menjëherë reaguan.

Shkatërrimi ka ndodhur në sekondat e fundit, për faktin se Buk-M1 po bëhej gati të lansonte raketat mbi ukrainasit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version