Site icon Telegrafi

Më pak zjarre në rajonin e Rekës në periudhën e kaluar

Njësia territoriale zjarrfikëse e Dibrës, që ndërhyn në komunat Dibër, Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, respektivisht në rajonin e Rekës, ka patur më pak angazhime në periudhën e kaluar.

Komandanti i njësisë, Xhetan Miftaroski thotë se kanë patur 40 ndërhyrje, që paraqet një numër më të ulët se sa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në rastet e ndërhyrjeve ka patur më pak dëme materiale. Zjarret kryesisht janë shkaktuar për shkak të oxhaqeve të pa pastruara.

Ai paralajmëron se për shkak të temperaturave të lartë, mund të ketë zjarre të shtuara këtë periudhë që vjen./Telegrafi/

Exit mobile version