Telegrafi

“Pak” veteranë dolën, kështu që një Ragip Shala kërkon të shtohen edhe 30 mijë të tjerë nga mërgata!

Një Ragip Shala, që thotë se është ish-koordinator për mobilizim dhe rekrutim të UÇK-së në mërgatën shqiptare, përmes një kumtese drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Agim Çekut, kërkon diçka të veçantë: “Status rekrut të UÇK-së për 30 mijë vullnetarë nga mërgata shqiptare”. Kërkesën e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, pavarësisht territ informativ në mjetet e komunikimit masiv ‘institucional’; pavarësisht stigmatizimit të UÇK-së nga ‘institucionistët’ e lëvizjes ‘joviolente’ pavarësisht luftës speciale kundër UÇK-së , LPK-ja për luftën çlirimtare të UÇK-së ka organizuar mbi 3000 tubime informative ndër mërgimtarë , ka organizuar disa qindra demonstrata në kryeqytetet evropiane , SHBA , si dhe disa konferenca shtypi në Gjenevë , Bon, Bruksel për UÇK-në . Si rezulata i kësaj veprimtarie informuese , mobilizuese në mbështetje të luftës çlirimtare , LPK-ja ka arritur t’i rekrutoi 30 mijë vullnetarë për efektivat luftarake të UÇK-së ,sidomos për operacionin luftarak ,,Shigjeta‘‘ . Prandaj parashtroj kërkesë publike status : Rekrut të UÇK-së për 30 mijë vullnetarë nga mërgata shqiptare” (sic.), thuhet në komunikatën e Ragipit. /Telegrafi/