Në tre mujorin e dytë këtë vit në Maqedoni janë regjistruar për 7.2 për qind më pak foshnje të lindura në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Numri i foshnjeve të lindura në këtë periudhë këtë vit është 5205, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ESHS-së, ulje në periudhën e njëjtë shënon edhe numri i të vdekurve edhe atë për 6.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016. Në tremujorin e dytë këtë vit kanë vdekur 4554 persona, ndërsa 54 kanë qenë foshnje.
Rritja natyrore arrinë në 661 persona, që do të thotë për aq persona numri i të lindurve është më i madh se numri i të vdekurve./Telegrafi/