Telegrafi

Pak shanse për të blerë shtëpi në Tiranë

Duket se situata ka ndryshuar, pasi të dhënat tregojnë për një rigjallërim të sektorit. Banka e Shqipërisë vëren se në tre muajt e parë të vitit 2011 çmimet e banesave dhe të objekteve për qëllime biznesi kanë pësuar rritje.

Më konkretisht, çmimet e banesave janë rritur me 1.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2011 në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2010.

Banka thotë se prej fundit të vitit 2009 dhe gjatë 2010-s, çmimet kishin mbetur gati të njëjta, ku ndryshe nga periudhat e kaluara, ndërtuesit ndalën ritmin e rritjes së çmimeve, madje në disa periudha të shkurtra u vërejtën oferta të leverdishme.

Shanset për të blerë shtëpi në Tiranë tashmë bëhen më të pakta, pasi njoftimet e agjencive të patundshmërive paraqesin oferta për apartamente që nisin nga 80 mijë euro në periferi dhe deri në 300 mijë euro në qendër, ku hapësirat nuk shkojnë më shumë se 130 metër katrorë.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2010, rritja e çmimeve është 0.9 për qind, pra më e lehtë se një vit më parë. /Telegrafi/