Telegrafi

Pak sekonda para se të kalonte treni, polici rrezikon jetën për ta larguar burrin e shtrirë në shina (Video)

Kamerat e sigurisë në një stacion të trenit, kanë kapur momentin rrëqethës kur një polic i New Jersey të Shteteve të Bashkuara rrezikon jetën për ta nxjerrë nga shinat e trenit një burrë që ishte rrëzuar, edhe pse i vetëdijshëm që pas pak sekondave do të kalonte treni.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë të premtes në në Secaucus Junction, kur oficeri Victor Ortiz i përgjigjet thirrjes se në shina kishte rënë diçka, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar, shihet momenti drithërues kur polici kërcen në shina për ta kapur burrin që ishte shtrirë në binarë por që refuzonte të largohej.

Duke parë se burri i paidentifikuar refuzonte të largohej, polici Ortiz detyrohet ta kap për krahu dhe ta largoj nga shinat ku pritej pas pak sekondave të kalonte treni. /Telegrafi/