Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 919 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë gjatë së shtunës në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kanë njoftuar se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 253 mijë e 858 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.
Vaksinat që po përdoren për imunizim janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Sipas MSh-së, të dyja ato duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.