Site icon Telegrafi

Me më pak se një litër, Nissan Qashqai shkon nga Prishtina në Ferizaj

Ajo që është menduar si e pabesueshme, në fakt po del të jetë shumë e mundur dhe atë nga një prej crossoverëve më të mirë në Evropë – Nissan Qashqai.

Është distributori i autorizuar i Nissan për Kosovë, Auto Mita, që ka realizuar një test interesant për matjen e konsumit të karburantit – i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Nga pika e HIB Petrol në Prishtinë është mbushur Nissan Qashqai me karburant dhe është testuar për shpenzimet deri në pikën e HIB Petrol në Ferizaj.

Rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm, duke habitur të gjithë.

Për 25.9 kilometra, Nissan Qashqai harxhoi vetëm 0.93 litra.

Kosto e këtij udhëtimi nga Prishtina në Ferizaj ka qenë vetëm 1.04 euro.

Kështu, përveç komoditetit të lartë, Nissan Qashqai arrin statistika fantastike edhe sa i përket shpenzimeve, pavërësisht madhësisë si veturë ‘crossover’.

Nissan Qashqai mund ta gjeni në showroomin e distributorit të autorizuar, Auto Mita që gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. /Telegrafi/

Exit mobile version