Më pak se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë optimistë se viti 2020 do të jetë më i mirë se vitin paraprak. Ata sipas hulumtimit të ‘Gallup International Asociation’ që e ka realizuar ‘Brima’ shprehen se ndjehen të lumtur.
Në pyetjen ‘nëse konsideroni se viti 2020 do të jetë më i mirë, më i keq ose i njëjtë me vitin 2019’, 43% e anketuesve janë përgjigjur më mirë, 18% janë deklaruar më keq ndërsa 35% e anketuesve konsiderojnë se do të jetë i njëjtë si në vitin 2019,. që tregon se në Maqedonia optimizmi është mbi mesatare botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport me rajonin, më optimistë për atë çështje janë të anketuarit nga Shqipëria ndërsa më pesimist ndjehen serbët.
Në pyetjen ‘Personalisht si ndjeheni?’, 9% e të anketuarve janë përgjigjur se ndjehen shumë të lumtur, 47% të lumtur, 34% as të lumtur as të palumtur, 9 të palumtur dhe 1% shumë i palumtur./Telegrafi/