Telegrafi

Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

Granada dhe Real Madridi po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të xhiros së 35-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pas 45 minutave të para janë mysafirët ata që po udhëheqin me rezultat të pastër 2-0, falë golave të shënuar nga Fran Garcia dhe sensacioni turk Arda Guler.

Ishte kjo ndeshja e tretë që Guler starton nga minuta e parë për ‘Los Blancos’ dhe ai tani ka arritur në shifrën e tre golave të shënuar.

Po zhvillohej minuta e dytë shtesë e pjesës së parë kur Guler gjendet mjaft mirë brenda zonës duke shfrytëzuar një pasim nga Fran Garcia për rezultatin 2-0.

Në total Guler ka zhvilluar më pak se 200 minuta lojë këtë sezon me Real Madridin, por kjo nuk e ka ndalur atë që ta dëshmojë kualitetin e tij sa herë ka pasur mundësinë./Telegrafi/