Vala e gripat dhe virozave të tjera në bashkëqarkullim duket se po bie. Sinjalet vijnë nga qendrat shëndetësore, të parat që presin shqetësimet dhe problemet e qytetarëve.
Pediatrit flasin për rënie të fluksit pacientëve, pas një periudhë të gjatë piku. Tashmë sipas mjekëve edhe agresiviteti i gripit dhe viruseve të tjera ka rënë.
Pas tre viteve pandemi, gripi i tipit A dhe virusi respirator Sinsicial u rikthyen me agresiv duke rritur jo vetëm sëmundshmërinë në popullatë por edhe komplikacionet tek të gjitha grupmoshat.
Këtë dimër rastet me koronavirus ishin shumë të pakta krahasuar me viruset e tjera respiratorë.
Mjekët thonë se imuniteti i krijuar ndaj Sarscov-2 dhe jo ndaj gripit, bëri që këtë vit gripi të kalohej si Covid në fillimet e tij, ndërsa rastet e konfirmuara me Covid e kalonin edhe si një rrufë të stinës.
Edhe sipas Institutit të shëndetit publik gripi i tipit A dhe nëntipat e tij këtë vit ishin shumë më agresiv se para pandemisë. Piku i përhapjes u shënua në fund të janarit, fillim të shkurtit me mbi 18 mijë të prekur në javë.