Një grup i vogël i grave iu kanë përgjigjur thirrjes për protestë kundër dhunës ndaj të miturve që u mbajt sot në Prishtinë.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” ishte mbledhur një grup i vogël i aktivisteve, kryesisht femra për të protestuar kundër dhunës të një vajze të mitur që ndodhi javën e kaluar në Rahovec.
RRGGK e ka zgjedhur protestën e qetë vetëm përmes parullave që ta kundërshtoj këtë dukuri me parulla si: #nuk ka arsyetim, mos raportimi i dhunës është krim dhe reago”.
Adelina Berisha nga ky rrjet tha se në bazë të statistikave të kësaj organizate 60 për qind e qytetarëve të Kosovës, kryesisht femra, janë të përdhunuar.