Telegrafi

Pak pasi dërgoi një porosi, shpërndarësi i picave sulmohet në rrugë nga adoleshentët banditë

Një shpërndarës i picave është sulmuar në rrugë nga një grup adoleshentësh që e goditën me grushte ndërsa e shtruan në tokë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 35-vjeçari mbeti me ënjtje pas sulmit në Bristol, i cili i ka lënë banorët të tmerruar.

Pamjet tronditëse duket se tregojnë ngjarjen, e cila ndodhi ndërsa ai po shkonte drejt makinës së tij, pas një dorëzimi rreth orës 8 të djeshëm.

Ai arriti të largohej nga sulmuesit e tij dhe ta kthehet në punë, ku kolegët e tij thirrën policinë.

Shoferi mori trajtim spitalor për dëmtimet e tij dhe tani po shërohet në shtëpi, raporton Bristol Post.

Disa banorë janë lënë të tmerruar dhe kanë shprehur shqetësimin se incidente të ngjashme po bëhen më të zakonshme.

Së paku deri më tani, nuk dihet se cili ishte shkaku i një sulmi të tillë. /Telegrafi/