Site icon Telegrafi

Pak pas publikimit të saj, Isa Mustafa thotë se do ta largojë nga lista Haki Raqin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj një publikimi të një lajmi nga mediat se Haki Raqi, njëri nga kandidatët e LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, vite më parë e ka pranuar që ka kryer korrupsion.

“Raqi vite më parë e ka pranuar që ka kryer korrupsion. Kjo pasi që rreth katër vjet me parë Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzonte Raqin dhe tre zyrtarë të tjerë të Komunës se Obiliqit për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan ndër tjerash të publikuar nga Koha.net.

Lexo po ashtu Këta janë 110 kandidatët e LDK-së për deputetë, në zgjedhjet e 6 tetorit

Në këtë drejtim, Mustafa ka thënë se çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin, do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së.

“Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha Net”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën prej 110 kandidatëve të cilët priten të kandidojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndërkohë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se lista për deputetë e LDK-së përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë përkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore. /Telegrafi/

Exit mobile version