Site icon Telegrafi

Pak pas mesnate, punonjësve të USAID-it në Uashington iu tha të qëndronin të hënën në shtëpi

Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Uashington u mbyll papritur të hënën dhe punëtorëve iu dërgua email pak pas mesnate se nuk duhet të hynin brenda, sipas burimeve të shumta të njohura me këtë çështje.

“Në drejtimin e udhëheqjes së Agjencisë, selia e USAID-it në ndërtesën Ronald Reagan në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e Agjencisë të hënën, më 3 shkurt 2025. Personeli i agjencisë i caktuar normalisht për të punuar në selinë e USAID-it do të punojë në distancë nesër, me me përjashtim të personelit me funksione thelbësore në vend dhe të mirëmbajtjes së ndërtesave, të kontaktuar individualisht nga udhëheqja e lartë”, citohet të jetë thënë përmes një emaili, nga i cili CNN thotë ka siguruar një kopje.

Dhe kjo po vlerësohet se “shenja e fundit ogurzezë” për agjencinë ndërkombëtare të ndihmës, përcjell Telegrafi.

Trump dhe aleatët e tij kanë thënë se agjencia, e krijuar nga Kongresi si një organ i pavarur, është haptazi partizane dhe e favorshme për demokratët.

Lexo po ashtu Musk thotë se Trump ka rënë dakord “të mbyllë USAID-in”

Në një bisedë në X Spaces herët të hënën, sipërmarrësi i teknologjisë tha se Donald Trump pajtohet se agjencia duhet të “mbyllet” pas ditëve të spekulimeve mbi të ardhmen e saj pasi financimi i saj u ngri dhe dhjetëra punonjës të saj u lanë në pushim.

Musk shtoi se kishte kontaktuar me Trump “disa herë” dhe Trump konfirmoi se dëshiron të mbyllë agjencinë, e cila shpërndan miliarda ndihma humanitare dhe fonde zhvillimi çdo vit.

CNN thotë se ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe USAID për koment.

Të dielën në mbrëmje, përpara bisedës së X Spaces, kur iu kërkua koment për USAID-in, Trump u tha gazetarëve: “Është drejtuar nga një grup të çmendurish radikalë dhe ne po i nxjerrim ata jashtë dhe më pas do të marrim një vendim për të ardhmen”. /Telegrafi/

Exit mobile version