Site icon Telegrafi

Pak para se të bëhet nënë, Emily Ratajkowski mahnit me imazhet e reja

Emily Ratajkowski Foto: Instagram/emrata

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, modelja nuk ka kursyer pozat e ndryshme në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja në një postim të fundit në Instagram, ka mahnitur mijëra fansa të saj, ndërsa kishte theksuar edhe barkun e rrumbullakosur.

Ajo zgjodhi që të vishet me një fustan të kuq, teksa flokët I kishte të kapura mbrapa kokës.

Aksesorët kësaj radhe nuk kishin munduar, derisa Emily kishte vendosur që t’i ketë ato prej ari në disa pjesë të trupit.

Në disa imazhe të ndara ditë më parë, bukuroshja brune është parë edhe duke shijuar pushimet, së bashku me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version