Site icon Telegrafi

Pak para nisjes, pilotët vënë re një burrë që po ecte mbi krahun e avionit

Një burrë në SHBA u dërgua në paraburgim pasi u ngjit në krahun e një avioni të Alaska Airlines në aeroportin e Las Vegas.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, fluturimi 1367 nga Las Vegas në Portland po përgatitej për fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar McCarran, kur piloti vuri re një person që po vinte drejt avionit dhe njoftoi kullën e kontrollit.

Lidhur me këtë rast, Departamenti i Policisë Metropolitane në Las Vegas dhe zyrtarët e aeroportit e dërguan personin në fjalë në paraburgim, bazuar në deklaratën e dhënë për CNN, nga zëdhënësi i aeroportit Joe Rajchel.

Videoja e kapur nga një pasagjer tregon burrin të ulur dhe duke ecur në krahun e avionit. Ai më pas heq këpucët dhe çorapet për t’u ngjitur në majën e krahut. /Telegrafi/

 

Exit mobile version